Autoritetet italiane sekuestruan në brigjet e Barit një sasi prej 1.2 tonësh lëndë narkotike e llojit cannabis-sattiva.
Policia arrestoi dy shtetas shqiptarë posedues të lëndës narkotike.
Në operacion janë përfshirë forcat detare italiane dhe helikopterë të Guardia di Finanzzia. Dy shqiptarët po i afroheshin brigjeve të Italisë me një gomone të fuqishme.
Dy trafikantët, tentuan të largohen me shpejtësi madje hodhën në det një pjesë të ngarkesës, por nuk arritën të shpëtojnë.
Pas një ndjekjeje prej disa minutash gomonia prej 9 metrash e gjatë u ndalua. Në bord u ndaluan dy skafistët nga Vlora, njëri 39 dhe tjetri 34-vjeç. Droga ishte ambalazhuar në 59 pako me peshë totale 1215 kg. Nëse droga do të dilte në treg, ajo vlente plot 12 milionë euro./java/a.m.