Nga verifikimi i të dhënave të transmetuara gjatë vitit 2017, rezulton se ka pajisje fiskale nga të cilat nuk është kryer çdo ditë transmetimi.
“Referuar të drejtës së saj për të kontrolluar, administrata tatimore është duke planifikuar kryerjen e vizitave fiskale në vendet e ushtrimit të veprimtarisë, për evidentimin e fakteve dhe faktorëve që mund të kenë sjellë për pasojë uljen ose reduktimin e xhiros së kryer, si dhe faktin se përse nuk janë kryer transmetimet ditore sikurse parashikon legjislacioni”, paralajmëron Administrata Tatimore në njoftimin zyrtare.