Trupi i pajetë dhe i dekompozuar i një personi është gjetur mëngjesin e sotëm në një breg pranë Zvërnecit në Vlorës. Policia mësohet se është duke hetuar në dy pista, atë që trupi i përket ndonjë peshkatari të mbytur, ose viktimë e trafikut të drogës.
Disa ditë më parë këtu policia zbuloi një ngarkesë droge e cila u sekuestrua.
Është Portonova e Zvërnecit dhe zona njihet si vendi nga ku ngarkohen drejt Italisë, gomonet me kanabis sativa, dikur me klandestinë. Por Policia e Vlorës nuk bënë asnjë lidhje midis kufomës së gjetur dhe aktiviteteve kriminale.
Të dhënat e dukshme tregojnë që trupi i përket një mashkulli dhe veshur ka pantallona xhinse blu. Ekspertet tregojnë se dekompozimi është i madh dhe besohet që vdekja mund të ketë ndodhur tre katër muaj më parë.
Në Policinë e Vlorës ka denoncime për zhdukje të personave, dhe po bëhen verifikimet për çdo rast.
Hetuesit ngrenë dyshime që viktima mund të jetë nga radhët e peshkatarëve, por edhe ndonjë i përfshirë në trafikun e lendeve narkotike.
Nuk dihet ende nga se i është shkaktuar vdekja dhe për këtë ekspertët presin përgjigjen nga laboratori kriminalistik. /ABC/a.m.