Një 35 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi në dhomën e hotelit ku jetonte i është gjetur pistoletë, fishekë dhe lëndë narkotike.
Policia bën me dije se i arrestuari është Leonard Murati, 35 vjeç, banues në Tiranë, me rezidencë banimi në Orikum. Policia ka bërë arrestimin e tij pasi gjatë kontrollit të ushtruar në dhomën e një hoteli ku banon (rezident) Orikum, shërbimet e policisë i kenë gjetur të fshehur në dhomë:
– një armë zjarri Pistoletë e llojit TT, model 54,
– një krëhër me 6 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm
– një sasi prej 6.5 gramë lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva.
Policia bëri sekuestrimin e tyre në cilësinë e provës materiale./b.d