Seanca e sotme e Kuvendit është e katërta radhazi që mblidhet pa praninë e deputetëve të opozitës, të cilët vijojnë prej gati tre javësh protestën e tyre në cadrën e vendosur para selisë së Kryeministrisë, me kërkesën për krijimin e nje qeverie teknike.
Rendi i ditës i seancës së sotme ka pak cështje për diskutim, pr/ligjin “Për administrimin e ujitjes dhe kullimit”, si dhe votimin e pr/rezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit dhe Largimit e Përpunimit të Ujrave të Ndotura për vitin 2016”, si dhe emërimin e një anëtari të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare(AKEP). /b.d