Trajneri i PSG-së, Unai Emery ka akuzuar gjyqtarët pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, derisa nuk la pa lavdëruar Barcelonën, që bëri përmbysje historike
Barcelona ka bërë çmendurinë duke përmbysur rezultatin prej 4:0 ndaj Paris Saint Germainit, për të fituar 6:1 në Camp Nou, duke u kualifikuar kështu në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta Express.
“Pjesa e parë ishte faji ynë, nuk menaxhuam që të bëjmë presion apo të kontrollojmë topin. Bëmë gabime për dy golat e pjesës së parë”, tha ai.
“Ishim më të qetë në pjesën e dytë dhe u pozicionuam më mirë. U përmirësuam dhe patëm raste për 3:2”, shtoi ai.
“Vendimet e gjyqtarëve shkuan kundër nesh dhe humbëm gjithçka për pak minuta”, theksoi Emery.
“Barcelona është në gjendje ta bëjë atë. Ishte e gjitha ose asgjë për ta në minutat e fundit. Është një përvojë shumë e keqe për mua dhe klubin, duhet të mësojmë nga kjo”, përfundoi ai. (b.an)