8 marsi si ditë proteste është përkujtuar edhe nga rrjeti i organizatave në vend, ku nëpërmjet një stende kërkuan sensibilizimin e shoqërisë shqiptare për të njohur të drejtat dhe liritë e femrës.
Vetë ambasadori i Suedisë Johan Ndisi, u shpreh se studimet kanë treguar se gratë në Shqipëri kanë 2 probleme të theksuara, mungesën e lirisë dhe vështirësitë ekonomike.
Vetë femrat shprehen se në vendin tonë ka shumë për të protestuar, por edhe shumë për të vlerësuar veten.
Organizimet sensibilizuese për barazinë gjinore dhe titullimin e grave si supergra, nuk i përkasin vetëm një dite, por i përkasin një jete deri atë ditë, kur shoqëria të jetë më e mirë.