Statuja e Lirisë në New York për disa orë ka rënë në terr të plotë për shkak të shkëputjes së energjisë elektrike. Mbrëmjen e djeshme Statuja e famshme u përfshi nga errësira për shkak të një ikjeje të paplanifikuar dritash, tha një zëdhënës.
Përveç kurorës dhe pishtarit një nga mrekullitë e botës ishte komplet e errët . Dritat u rikthyen pak para mesnate, sipas WCBS-TV. Kjo gjë e rrallë shkaktoi reagim të menjhërshëm në rrejtet social, me supozimin se ishte bërë qëllimisht për protestën e së mërkurës “Një ditë pa gratë”.
Zëdhënësi i National Park Service Jerry Willis tha se ikja e dritave ndoshta ka të bëjë me projektin për vendosjen e një gjeneratori të ri për raste urgjence. Ai shtoi se shkaku zyrtar do të bëhet i ditur sot, kur skuadrat e punës t’i kthehen projektit të paracaktuar.