Për kreun e Partisë Demokristiane Nard Ndoka, një nga shkaktarët për situatën e krizës politike në Shqipëri dhe mos realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është vetë misioni i OSBE-së në vendin tonë.
Deklaratën e fortë, Ndoka e ka bërë gjatë takimit të tij me misionin e OSBE-ODIHR që ndodhet në Tiranë.
Gjatë takimit tema kryesore e bisedës ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Në këtë kuadër, Ndoka tha se misioni OSBE-ODIHR u përdor nga kryeministri, si alibi për ‘mungesën e kohës’ së mjaftueshme për implementimin e votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhje.
Ndoka theksoi se deklarata e ambasadorit te OSBE në media për rrezikun e manipulimit të zgjedhjeve dhe përdorimi i lekëve të drogës dhe përgënjeshtrimi i këtij fakti nga vetë ambasadori, papërgjegjshmëri dhe trysni diplomatike!
Më tej Ndoka shtoi se OSBE-ODIHR, duhet të shprehen qartë, në lidhje me kërkesën e opozitës, në lidhje me standardet dhe konsensusin e munguar për zgjedhjet, në të kundërt roli dhe misioni i tyre është i dështuar dhe provakativ/express/a.k