Tre persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident automobilistik.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në lagjen “28 Nëntori” në Vlorë. Sipas policisë mjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën.
Tre personat e plagosur janë dërguar në spital për të marrë ndihëm mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, raporton “Ora”.
Nga kontrolli i parë që i është ushtruar të rinjve, rezulton se ata kanë konsumuar sasi të madhe alkooli.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.