Femrat e kryeqytetit nuk e kanë paguar ditën e sotme biletën e transportit publik.
Mësohet se përmes operatorëve dhe Bashkisë Tiranë është gjetur një mënyrë për të shprehur mirënjohje ndaj udhëtareve femra për 8 marsin.
Bashkia u kërkoi shoqërive të transportit urban që udhëtimi të jetë falas, në shenjë respekti ndaj kontributit të tyre në shoqëri. Kjo nismë gjeti përkrahjen e operatorëve ndërsa qytetaret e kanë mirëpritur vendimi për Ditën e Grave./b.d