Gazetari Elvi Fundo ka rënë pre e dhunës nga dy persona ende të paidentifikuar. Ngjarja në fjalë ndodhi ditën e sotme në zonën e “Stacionit të Trenit” në kryeqytet.
Fill pas ngjarjes, gazetari u transportua me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak. Në një rrëfim për ‘BalkanWeb’, Fundo, drejtor i portalin Citynews nuk dha shumë detaje, por pohoi se: “Përfundova në spital. Kam marrë plagë të rënda, por jam mire”.
Për momentin nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje, si dhe autorët e saj. Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./a.m.