Sipas njëri prej prokurorëve ky urdhër ka të njëjtat difekte kushtetuese sikurse urdhëri i parë i cili u bllokua nga një gjykatë federale.Edhe Departamenti i Drejtësisë mbajti të njëjtin qëndrim. Të dyja palët kërkojnë një afat kohor për të zhvilluar një seancë para se urdhëri të hyjë në fuqi në 16 mars.
Nga ana tjetër OKB është shprehur e shqetësuar në lidhje me vendimet dhe qëndrimet e Kreut të Shtëpisë së Bardhë sa i përket retorikës ndaj gazetarëve e gjyqtarëve si dhe urdhërat për emigrantët msulimane.
“Politikat e emigracionit të Trump mund të çojnë në arrestime masive edhe të fëmijëve dhe dëbimi kolektiv shkel të drejtën ndërkombëtare” u shpreh komisioneri i lartë i OKB për të drejtat e njeriut, Zeid Rad al-Hussein.
Duke u ndalur pak te raportet me Rusinë dhe përgjimet. Mediat amerikane shkruajnë se edhe presidenti Trump është takuar gjatë një fjalimi me ambasadorin rus në SHBA, kur në krye të Shtëpisë së Bardhë ishte ende Obama.
Por të përditshmet citojnë edhe një zëdhënës të Trump i cili shprehet se gjatë fjalimit ishin prezentë disa ambasadorë dhe nuk ka patur shtrëngim duarsh mes tyre duke e konsideruar lajmin një trillim.