Kanë dalë rezultatet e autopsisë në trupin e 74-vjeçares Fatime Hida, e cila u gjet e vdekur në banesën e saj në Bërzhitë të Tiranës. E moshuara u gjet e lidhur me këmbë e duar.
Ndërkohë, rezultatat e autopsisë arritën në përfundimin se ajo ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë. Hida është mbytur me rrobat e trupit të saj nga persona që kanë tentuar ta grabisin.
Trupi i pajetë i saj u gjet nga fqinjët. Policia po heton për zbulimin e autorëve të krimit makabër./a.m.