Princi Charles i Britanisë së Madhe, gjatë ditës së sotme, pritet të takohet me familjet e personave të zhdukur nga Kosova, Kroacia, Bosnja dhe Serbia, raporton Reuters.
Takimi organizohet nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP), i cili ishte krijuar më 1996 me iniciativën e Bill Clintonit për të nxjerrë në dritë të fshehtat e gropave të tmerrshme të vdekjes në Bosnje pas luftës së vitit 1992-95, transmeton Koha.net. (b.an)