Kryetari i PD, Lulzim Basha, deklaroi sot se Rama përfaqëson sot modelin e hipokrizisë dhe të paftyrësisës në lidhje me gratë. Sipas tij, 8 marsi nuk është ditë feste por është një ditë proteste dhe përkujtimi.
“Ditë proteste ku gratë nuk kanë të siguruara të drejtat për dinjitet, barazi, punësim. E drejta për arsim punësim pagë të barabartë e për përfaqësim në vendimarrje janë të drejta të dhunuara në vende diktatoriale dhe me demokraci fasadë. Këto 4 vite të një demokracie fasadë janë dhe vite të dhunimit të grave. Gratë në Kuvend u spostuan për kriminelë. Një qeveri dhe kryeministër që e ka gojën plot kur vjen fjala për të drejtat e grave ai e ka bilancin e zi. Vendi ështënë krye të trafikut të qënieve njerëzore. Kriza ekonomike ka shkatërruar shoqërinë shqiptare duke goditur dhe gratë shqiptare. E keqja më e madhe në këtë vend që ka çuar në nëpërkëmbjen e grave është modeli që Rama ka sjellë në pushtet. Ky nuk është modeli i Shqipërisë europiane dhe barazisë gjinore. Kryeministër fasadë i qeverisjes fasadë. Është model i trafikantëve”, deklaroi Basha.
ma.me