Linda Rama, bashkeshortja e kryeministrit Edi Rama organizoi sot një pritje me rastin e 8 Marsit. Linda tregoi përjetimin e saj për këtë ditë. Ajo ndau me gratë e tjera fjalët e djalit të saj të vogël Zaho që e prekën.
“Ti mama Linda je shume e bukur”, tha ajo teksa përmendi fjalët e të birit.
“Zaho sot me sinqeritetin e një bebeje më tha dicka që më befasoi, “ti mama Linda je shumë e bukur”. Aty më carmatosi dhe më bëri të mendoj që fjala që kisha përgatitur ia vlente ta hidhja ne kosh dhe te mendoja që e nesërmja do jetë me diell e bukur si kjo ditë 8 Marsi”, tha ajo.
Ndërkohë bashkëshortin e ftoi të fliste teksa tha “një zotëri i ftuar sot si një mbështetës i madh i barazisë gjinore, ka dicka që Edi nuk e humb kurrë, interesin për gruan”./a.m.