Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar sot për herë të parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Aldo Bares. Duke iu përgjigjur një qytetari në Facebook lidhur me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetueses, Rama iu referua zbatimit të ligjit të vettingut, pjesë e reformës në drejtësi.