Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama organizoi një pritje me rastin e ditës Ndërkombëtare të Gruas. Në aktivitet ishte i pranishëm edhe shefi i qeverisë.
Kryeministri nuk i kurseu batutat në këtë ditë të veçantë, ndrkohë ai tha se rritja e rolit të gruas në shoqëri i bën mirë në radhë të parë vetë burrave.
“Sa më shumë t’u besojmë grave dhe vajzave atë që konsensualisht ua besojmë edhe brenda mureve të shtëpisë, sa më shumë ndërgjegjësohemi se roli i pazëvendësiseshëm në familje është edhe i pazvënedësueshëm në shoqëri, kuptojmë që aq më mirë do jetë edhe për burrat. Të jesh burrë e të duash gratë nuk është zemrëgjerësi, por është vetëdije, se sa më mirë të jenë gratë e vajzat rreth teje, aq më mirë është për ty. Dhe sa më mirë të jetë shoqëria me gratë e vajzat, aq më mirë ëhstë ëpor ty.
Nga lartësia e 198 cm të mia mund t’i sigroj gjithë burrat se sa më pak frikë të kenë nga protegonizmi i grave, aq më mirë do jenë”, tha Rama./a.m.