Sipas tyre, cënohet pavarësia e gjyqësorit dhe shkelen standardet e përcaktuara nga Komisioni i Venecias. Ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve u miratua në Kuvend në muajin tetor vetëm me votat e maxhorancës. Ankimimi u dorëzua nga kreu i Unionit, Gert Hoxha dhe kryetari i shoqatës së gjyqtareve Erion Bani, të cilët kanë sqaruan edhe pikat ku ata pretendojnë se shkelet kushtetuta.
“Cënohet parimi i sigurisë juridike lidhur me ndërprerjen e mandateve të kryetarit të Gjykatës së Lartë, por edhe rretheve, por Kushtetuta se lejon, në ligj ndërpritet, kjo cënon të drejtën e karrierës për gjyqtarët”, shprehet Unioni i Gjyqtarëve.
“KLD duhet tëketë kompetenca të plota deri në krijimin e KLGJ e KLP, sepse në këtë formë sistemi i drejtësisë rrezikon të futet në kolaps”, tha Gerd Hoxha duke kujtuar se data 12 Prill është afati i fundit i funksionimit të KLD.
Pak kohë më parë, përfaqësuesi i UGJ, Erion Bani u shpreh se ligji cënon pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe të drejtën e gjyqtarëve për t’u mbrojtur.
“Madje, përmes të këtij ligji cënohet parimi i vazhdimësisë institucionale, si rasti i KLD, pasi i ka kufizuar kompetencat për emërimet dhe shkarkimet e kryetarëve të gjykatave. Me funksionimin e KLGJ ndërpriten mandatet e kryetarëve të gjykatave duke cënuar parimet e sigurisë juridike”, tha Bani.
Në këtë seancë gjyqësore, parlamenti u përfaqësua nga Vasilika Hysi e cila kërkoi që të shtyhej seanca sepse i nevojitej kohë për t’u njohur me materialet mbi shtesën e padisë. Hysi tha se ligji ka 4 muaj që ka hyrë në fuqi dhe se nuk duhej sjellë në kushtetuese. “Ligji është i veçantë, janë gjyëtarët ata që e kanë vështirë ta kuptojnë”. Por, kjo kërkesë e Hysit u rrëzua nga Kushtetuesja.
ma.me