Eshtë bërë zakon që për raste festash kryetarët e partive kryesore, në qeveri dhe opozitë, te planifikojnë takime për te bere urimet e rastit. Kjo pritet të ndodhë edhe sot ne Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Kryeministri, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja do ti presë gratë në Pallatin e Brigadave. Siç bën të ditur zyra e shtypit e Kryeministrit, sot mikpritësja është zonja Rama. Ndërsa kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ka ftuar gratë në këtë ditë të rëndësishme për to në Çadrën e PD. Basha pritet të mbajë një fjalim, ndërkohë që edhe gratë do të ftohen për të diskutuar në protestën 19 ditore të opozitës.
ma.me