Ish-ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, është ulur në karrigen e të akuzuarve në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Ai dhe tre të akuzuar të tjerë për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mashtrim janë deklaruar të pafajshëm,shkruan Koha Ditore.
Përmes avokatëve të tyre mbrojtës kanë thënë se aktakuza është e pabazuar dhe e paqëndrueshme.
Aktakuza ndaj ish-ministrit Buja, ish-sekretarit Xhavit Dakaj, drejtorit të Prokurimit në MASHT, Xhemajl Buzuku, dhe ndaj pronarit të kompanisë “Alb- Architect”, Afrim Demiri, ka të bëjë me tenderin “Mbikëqyrja profesionale e objekteve kapitale të ndërtuara nga MASHT-i”.
Ky tender dyshohet se i ishte ndarë kundërligjshëm kompanisë “Alb-Architect”. (b.an)