“Të mos ushtrohet pushteti i drejtësisë sipas kërbaçit dhe harçit dhe drejtësia të jetë mishërimi i barazisë përpara ligjit për këdo. Patjetër që është një sfidë jo vetëm e domosdoshme por edhe e mundur dhe më lejoni t’u garantoj që është një sfidë e mundur që i ka ardhur koha të triumfojë. Nuk është sfida e një grupi partish apo e të gjithë politikanëve që sot kanë rastisur të jenë para jush në qeveri apo opozitë, nuk është as sfida e partnerëve tanë ndërkombëtarë, është sfida e fëmijëve tanë të cilën duhet ta fitojmë ne për ta sot që e nesërmja e tyre të mos jetë si e sotmja e atyre që ishin fëmijë kur u shemb regjimi i vjetër.
Askush nuk e mban dot më në këmbë sistemin e gjykatës së Shqipërisë sepse i ka ardhur koha dhe një gjëje që i vjen koha s’ka asgjë që e ndal.
Ndjesë të gjithë themeluesve të Mësonjëtores dhe të gjithë atyre që sakrifikuan jetën për një Shqipëri të drejtë.
Ndjesë për Shqipërinë e sotme të gjykatave të shëmtuara, ndjesë dhe është një betim se nuk do t’i lemë ne këmbë”, tha Rama.