Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në facebook në lidhje me procesin e Vettingut. Pasi ditën e djeshme ky proces u bllokua me bojkotin e opozitës në seancën e mbledhur për të zgjedhur anëtarët e komisioneve ad-hoc, Rama shkruan se pakica politike është e pashpresë.
Sipas Ramës, ngujimi i tyre në atë që ai e quan “Çadra e Kampingut” synon vetëm t’i shpëtojnë fshesës së Vettingut.
Po ashtu, Rama kritikon edhe qëndrimet e opozitës ndaj partnerëve ndërkombëtarë, sjellje që sipas Ramës është e vajtueshme.
“E vajtueshme sjellja e PD me partnerët ndërkombëtarë.E dëshpëruar kyçja në Çadrën e Kampingut për t’i ikur Fshesës së Vetingut.Të pashpresë!”, shkruan kryeministri./a.m.