Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, bashkë me Drejtorin e Policisë së Shtetit Haki Çako ka zhvilluar një takim me delegacionin nga Guardia di Finanza, udhëhequr nga Komandanti i Përgjithshëm Giorgio Toschi. Takimi u krye në kuadër të bashkëpunimit kundër kultivimit të kanabisit në Shqipëri dhe luftës kundër trafikimit të narkotikëve. Në fund të takimit në një deklaratë për shtyp, ministri Tahiri tha qe “kemi rene dakord qe fluturimet me avionet e Guardia Di Finanza te fillojne me heret kete vit per monitorimin e kanabisit, sic ka filluar me heret edhe operacioni i policise per parandalimin e kultivimit”.
ma.me