Me urdhër të kryeprokurorit të kësaj prokurorie Besim Hajdarmataj, në krye të këtij seksioni është emëruar prokurori Genti Osmani. Ndërkohë në seksionin kundër korrupsionit është vendosur, prokurori Arenc Çela. Ndërsa në krye të seksionit të ekzekutimeve dhe marrëdhënieve me jashtë është emëruar prokurori Besnik Muçi.
Ndërkohë me ndryshimet e reja në ligj dhe me një vendim të kryeprokurit Hajdarmataj, është bërë transferimi i prokurores Doroleza Musabelliu nga seksioni i korruopsionit, tek seksioni kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve.