Në Shqipëri nuk ka ditë që mos të flitet për kultivimin e kanabisit. Por nëse këtu, është temë dite dhe kryeçështje për opozitën që akuzon krerët e mazhorancës për lidhje me bandat e kultivimit, në shumë vende kjo industri po korr suksese ekonomike.
Kanabisi për qëllime mjekësore është një industri që shumë vende e praktikojnë prej kohësh dhe sigurojnë fitime të majme. Disa shtete në SHBA e kanë legalizuar kanabisin dhe industria po rritet vit pas viti. Gjatë 2016-ës, kjo industri u rrit me 145 % sipas të dhënave të bëra publike nga Ben Cleary, operatori australian i kompanisë “Tribeca Global Natual Resources Fund”.
E përkthyer në shifra konkrete, vitin e shkuar industria e kanabisit mjekësor vlejti plot 6.7 miliardë dollarë në SHBA. Parashgikimet janë që me këtë ritëm rritjeje, në vitin 2026 kjo industri të shkojë në plot 50 miliardë dollarë.
Edhe në disa vende të tjera kanabisi mjekësor është legalizuar. Ndëkorhë në Shqipëri është hapur pak kohë më parë debati për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, nisëm kjo që nuk u përkrah as nga mazhoranca dhe as nga opozita./Java/a.m.