Përfaqësuesit e Partisë Radikale të Serbisë ia kanë dorëzuar sot Komisionit zgjedhor afër 14 mijë nënshkrime me të cilët kanë përkrahur kandidaturën e Vojislav Sheshelit për kryetar të Serbisë, transmeton Koha.net.
Radikalët serbë kanë theksuar se Sheshel ka “alternativa ndaj kandidatëve properëndimorë Vuçiç, Jeremiç e Jankoviç”, përcjell FoNet.
Ata janë të bindur se në rundin e parë të zgjedhjeve nuk do të ketë fitues dhe se do të zhvillohet një luftë e madhe politike ndërmjet Vuçiçit e Sheshelit.
Partia radikale serbe angazhohet haptas kundër BE-së dhe pro Rusisë.
Zgjedhjet presidenciale të Serbisë mbahen më 2 prill. (b.an)