E vrava sepse do të më mbyste me një kokërr ulliri. Është kjo dëshmia që ka dhënë para oficerëve të policisë, ish-komando i arrestuar për vrasjen e bashkëfshatarit të tij, në Ujëmirë të Këlcyrës.
30-vjeçari Alban Voda, i cili ka shërbyer edhe në Afganistan, kohët e fundit ka vuajtur nga depresioni, por sipas policisë ai nuk ka pasur një kartelë mjekësore nga Spitali Psikiatrik që ta evidentonte atë me probleme të shëndetit mendor. Voda akuzohet se varu duk i prerë kokën me thikë 66-vjeçarit me inicialet N.H me të cilin mendohet se kishte probleme pronësie.
Sipas policisë së Gjirokastrës, ish-komando ka goditur disa herë me thikë 66-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Disa minuta pas ngjarjes është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit nga shërbimet e policisë.
Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasi Voda vuante nga depresioni, por nuk ka qenë person problematik për shërbimet e policisë dhe nuk ka qenë i evidentuar me kartelë mjekësore nga Spitali, shkruan express. Ai akuzohet për veprën penale “Vrasje me paramendim”./a.k