Kreu i grupit demokrat ka folur paraditen e së hënës nga çadra e protestës duke komentuar seancën e paralajmëruar për ditën e sotme në Kuvend.
Gjatë një prononcimi për mediat, Edi Paloka tha se roli i PDIU në mungesë të opozitës nuk do të ishte fundi.
“Ne dhamë votën për ndryshimet kushtetuese. Tani jemi në një situatë ku Edi Rama po kërkon ta kthejë në pikën zero reformën. Ne nuk mund të bëhemi pjesë e një farse të madhe dhe të një fasade” – tha Paloka ditën e sotme.
Paloka theksoi se qëndrimi i PD është bërë mëse i qartë.
“Jemi këtu, ky është parlamenti i shqiptarëve. Këtu mbrohen interesat e shqiptarëve. Sa i takon asaj se ca do ndodhë në parlamentin e bandave nuk jemi të interesuar” – tha ai.
Sipas tij Rama ka provokuar protestuesit teksa kaloi pranë çadrës së opozitës. Paloka tha se opozita nuk po kërkon karrigen e kryeministrit./javanews/b.d