“Bëmat e shqiptarëve” prapë në kryelajmet e mediave serbe, të cilat trillojnë tema ku inkriminojnë shqiptarët.
E fundit, është ajo e cila publikohet në Kurir, e përditshmja më e lexuar në Serbi.
Kurir, pretendon se agjentët danezë kanë zbuluar planin e terroristëve shqiptarë të cilët ishin përpjekur ta vrisnin në Kopenhagen këngëtaren e popullarizuar të turbofolkut serb, Ceca Raznatovic, ish bashkëshorte e kriminelit të vrarë serb Arkan.
Ceca në Danimarkë, udhëton të premten, ku sipas gazetës serbe, do të jetë nën shoqërimin e shërbimit intelegjent danez dhe forcat speciale të këtij vendi nuk do t’i ndahen 24 orë./b.d