Një aksident automobilistik ka ndodhur në autostradën Tiranë – Durrës mbrëmjen e djeshme.
Mësohet se një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrugës. Automjeti ishte përmbysur si pasojë e shpejtësisë së madhe.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë. Nuk ka informacione rreth gjendjes shëndetësore të drejtuesit të mjetit.
Paraprakisht shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave dhe lagështira në rrugë./b.d