Juan Mata do të qëndrojë në “Old Trafford” edhe për shumë vite të tjera. Pas ardhjes së Jose Mourinhos, u raportua se mesfushori Juan Mata do të largohet nga Manchester United, pasi ishte trajneri portugez ai që e largoi atë nga Chelsea në janar të viti 2014 për 37.1 milionë funt, duke thënë se nuk i përshtatet stilit të tij të lojës.
Por, si Mourinho po ashtu dhe Mata vazhdimisht kanë përsëritur këtë edicion se kurrë nuk kanë pasur probleme dhe se janë të kënaqur me njëri-tjetrin.
Kështu, tani sipas Daily Star, duke parë formën e mirë të spanjollit, Djajtë e Kuq po mendojnë që t’i ofrojnë kontratë të re, e cila i skadon në qershor të 2018, citohet Express. (b.an)