Droga e llojit kanabis po shënon rritje në përdorimin tek të rinjtë kosovarë, por ka pak konfuzion nese keta të rinj janë përdorues rekreacional, të momentit apo përdorues të vazhdueshem të kësaj substance.
Sipas punëtorit social në Qendrën Mediko-Psikoterapeutike “Labirinti”, Lindor Bexheti, përdorimi i kanabisit tek të rinjtë kosovarë po shënon rritje, por që keta janë vetëm përdorues te momentit por jo të përhershëm. Ai tha se shumë e rëndësishme është të bëhet dallimi në mes tyre.
“Kanabisi është lloji i substancës që përdoret prej këtyre të rinjve më së shumti. Ky numër është në rritje e sipër, por dallimi që duhet me bë është se këta nuk janë përdorues problematik do të thotë i dallojmë përdoruesit problematik të drogave, ndërsa këta janë rekreacional, të momentit apo përdorues të kohëpaskohshëm të kanabisit. Këto dy kategori nuk kanë të bëjnë me njëra tjetrën, kështu që ideja është që na si organizatë me bë shkëputjen e këtyre dy kategorive që përdoruesit rekreacional mos me u bë problematik, pasi që tani ka dëme të mëdha në shoqëri, përdoruesit problematik fillojnë me shiringë, është rreziku i shfaqjes së sëmundjeve infektive siç është Hepatiti B dhe C, HIVI që ne i ofrojmë shërbime”, tha ai.
Bexheti si problem e paraqet mungesën e statistikave për atë së sa janë përdorues të substancave narkotike të rinjtë në nivel vendi.
Ai bëri të ditur se përdorues problematikë të cilët përdorin droga më të rënda në Kosovë janë rreth 4 mijë deri në 6 mijë persona, ku mosha mesatare e tyre 30 dhe 40 vjeç, citohet Koha. (b.an)