Një 65-vjeçar nga Vlora u arrestua nga policia e qytetit bregdetar pasi u denoncua nga djali i tij 40-vjeçar për dhunë dhe plagosje me thikë.
Sipas dëshmisë së dhënë në polici nga 40-vjeçari, bëhet me dije se babai i tij përfshihet vazhdimisht në konflikt fizik me të për motive pronësie dhe ditën e djeshme dyshohet se 65-vjeçari e ka goditur me mjet prerës “thikë” duke i shkaktuar një dëmtim të lehtë në këmbë.
Ai është dërguar në spital, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /a.m.