Rreth nje vit me pare u fotografua teksa mbante nje pistolete ne brez ne nje nga protestat e opozites kunder ndertimit te nje kendi lojrash te Liqeni.
Tani eshte serish ne proteste por kete here fiksohet nga paparaci i Panorama duke nxjerre nga canta, fara luledielli.
Deputeti i PS-se Dash Peza vazhdon te habise koleget e tij, teksa zgjedh te shkoje ne Parlament me biciklete dhe jo me makine.
Ndersa Erjon Brace dhe Ilir Beqja e kane shume te veshtire per shkak te diferences se madhe, te shohin ne sy njeri- tjetrin.
Dikur mbante pistoletë, Gent Strazimiri nxjerr nga çanta diçka befasuese
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, u bë objekt i mediave dhe i akuzave nga ana e maxhorancës, pasi rreth një vit më parë, kur protestonte së bashku me shoqërinë civile te Parku i Liqenit, kameramanët dhe fotografët fiksuan pistoletën që e mbante në brez.
Kjo ka bërë që edhe paparaci ynë të bëhet kurioz se çfarë mban gjithnjë në çantë Strazimiri, që e ka pak të fryrë. Këtë mister e zgjidhëm pak ditë më parë, teksa një miku i tij i futi duart në çantë dhe nxorri që andej një qese të madhe me fara luledielli, mori një grusht dhe filloi t’i hante, duke i kthyer Strazimirit qesen.
Edhe kolegët thonë që deputeti i ka shumë qejf farat dhe i ha shpesh. Eh ç’të bën opozita, rri në çadër, ha fara!
Dash Peza sfidon makinat luksoze të kolegëve me biçikletën e tij
Paparaci ynë sjell shpesh foto të deputetëve dhe ministrave, të cilët përdorin makina luksoze, me çmime mbi 50 mijë euro. Një fakt tjetër është që ata i ndërrojnë shpesh makinat, duke preferuar modelet e reja, të cilat normalisht kushtojnë shumë. Mirëpo një deputet, i maxhorancës madje, e ka sfiduar këtë luks.
Ai është Dashamir Peza, një mik i ngushtë i Kryeministrit Rama dikur, tani nuk e dimë nëse janë më aq të afërt apo jo. Dashi preferon biçikletën për të shkuar në punë. Madje, në ditët e komisioneve ai vishet sportiv, njësoj sikur të shkonte te Liqeni.
Deputeti me kostume e kollare, por me biçikletë, tërheq vazhdimisht vëmendjen e kalimtarëve, ndërkohë që këtë radhë i është dashur të përballet edhe me thumbat e kolegëve të tij, të cilët i thonin: “Akoma nuk t’u shpuan gomat ty?”
Vështirësia e të parit sy më sy mes Erjon Braçes dhe Ilir Beqajt
Dikur Erjon Braçe bënte batuta me Edi Ramën, sot Kryeministër. Bënin shaka për gjatësinë, për faktin se njëri ishte i shkurtër dhe tjetri shumë i gjatë. Braçe i thoshte se sa më afër tokës, aq më mirë.
Tani Kryeministri ka punë të tjera dhe nuk merret më me këto gjëra. Ndërsa ne na u kujtua kjo batutë, teksa e pamë të dilte nga Parlamenti së bashku me ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, edhe ai ish-basketbollist si Rama.
Beqaj dhe Braçe mund të jenë pa frikë “Guinnessat” e ekstremeve të gjatësisë në Parlament dhe që u pëlqen të rrinë bashkë, pa e pasur problem faktin se pikërisht kur janë me njëri-tjetrin, u duket më shumë ajo që kanë më pak apo më shumë, centimetrat e tyre pra.