VMRO-DPMNE sot doli me një komunikatë në të cilën theksohet se nuk do të lejojë të sillen vendime që janë në kundërshtim me interesat shtetërore dhe kombëtare të Maqedonisë, njofton agjencia e lajmeve INA.
Subjekti që drejtohet nga Nikolla Gruevski thotë se ndjen përgjegjësinë për ta respektuar vullnetin e shumicës së qytetarëve të cilën kanë votuar për koalicioni “ Për një Maqedoni më të mirë”.
“Duke pasur parasysh se detajet e platformës shqiptare po mbahen sekret, kush e di se për çfarë janë përgatitur në dëm të shtetit”, thonë nga VMRO.
Sipas këtij, subjekti politik, në këto momente është me rëndësi të shihet se a janë të gatshmë qytetarët e Maqedonisë për ndryshimet që janë paraparë me Platformën shqiptare./a.m.