Policia e Durrësit ka proceduar penalisht një 52-vjeçar, pasi është denoncuar nga një vajzë 20-vjeçare për ngacmim seksual.
Shtetasi me iniciale M.D, pronar i një dyqani parfumerie kishte punësuar një 20-vjeçare prek pak kohësh por ditën e djeshme, e reja me iniciale A.P ka shkuar në polici dhe ka denoncuar pronarin, pasi sipas saj, ka filluar ta ngacmojë seksualisht.
Në dëshminë e sa para oficerëve të policisë, ajo ka treguar se prej disa ditësh pronari i ka krijuar bezdisje, pasi i shkruante mesazhe dhe kishte filluar ta ngacmonte seksualisht në mënyrë të vazhdueshme.
Policia e Durrësit, pas denoncimit të vajzës, ka nisur procedim penal ndaj pronarit të dyqanit të parfumerisë.
Po ashtu, 52-vjeçarit i janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ngacmim seksual”./a.m.