Henry Chibueze, 36 vjeç, ishte përgjegjës për vrasjen e 200 njerëzve, vrasje këto të cilat ai i kishte filluar qysh në moshën 11 vjeçare. Pas vdekjes së tij, trupi i vrasësit u tërhoq zvarrë nëpër rrugë përderisa turma të njerëzve u mblodhën për të shikuar.
Një shikues pranë tha duke qarë: “Shikoje veten tani. Do të shkosh në ferr”, përderisa trupi i vrasësit kaloi, shkruan Daily Mail. Viktimat e vrasësit përfshijnë një ish-të dashur, të cilën ai e vrau në shtëpinë e saj së bashku me gjashtë fëmijët. /ma.me