Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në aksin Fushë Krujë-Milot. Ngjarja e rëndë ndodhi sot, ndërsa viktimë ngeli një kalimtar. Përplasja ka rezultuar fatal për një 40-vjeçar, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Pavarësisht se shoferi i mjetit e dërgoi në spital, i plagosuri fatkeqësisht humbi jetën. Sakaq, policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve.
ma.me