Pas vizitës së përfaqësueses së lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot takimin me një foto. Në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’ kreu i Ekzekutivit ka përzgjedhur si ‘foto të ditës’ një nga ato që janë bërë gjatë takimit me diplomaten italiane, ku shihet Mogherini duke dalë nga dera e institucionit të Kryeministrisë, ndërsa nga pas e shoqëron Rama. Zyrtarja e Lartë e BE-së gjatë vizitës së saj ishte e qartë dhe e drejtpërdrejtë në mesazhin drejtuar politikës shqiptare. Pas takimit me Ramën, ajo u shpreh se bojkoti i opozitës është qartazi një bllokim i reformës në drejtësi dhe vettingut.
ma.me