Vetem pak minuta me parë përfaqësuesja e lartë e BE-së Mogherini ka përfunduar takimin me kreun e shtetit Bujar Nishani. Ende nuk janë dhënë detaje nga ky takim, por mesohet se ne qender te bisedimeve mes Mogherinit dhe Nishanit ka qene reforma ne drejtesi, roli i ONM. Pas takimit me Nishanin zyrtarja e larte e Brukselit i eshte drejtuar Universitetit te Tiranes, ku pritet te kete nje takim me studente.
Axhenda
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian Federica Mogherini ka nisur turin e takimeve me krerët më të lartë të politikës shqiptare. Vizita e parë e Mogherinit është duke u zhvilluar në këto momente në zyrën e Presidenti Bujar Nishani.
Mogherini vjen në Tiranë në kushtet kur ngërçi për vettingun dhe protesta e opozitës kanë arritur kulmin e tyre.
Më tutje pritet që Mogherini të takojë kryeministrin Rama, kreun e kuvendit Meta, ministrin e jashtëm Ditmir Bushati si dhe liderin e opozitës Lulzim Basha./a.k