Orët e paradites do të jenë në ndikimin e motit të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, por me kthjellime e vranësira të lehta e kalimtare do të paraqitet moti për zonat malore të vendit.
Pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në verilindje- juglindje të vendit. Edhe gjatë natës nuk priten ndryshime të kushteve atmosferike.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë gjatë mëngjesit, por edhe mesdita do të sjellë rritje të temperaturave në vend. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi juglindor, kjo do të bëjë që edhe brigjet detare të kenë valëzim të lehtë.
Europa
Ishujt britanike, gadishulli Iberik si edhe pjesa më e madhe Europës qendrore do të jenë në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezent gjatë gjithë ditës. Po ashtu si pasojë e shpërthimit të vullkanit Etna në brigjet e Siçilisë, Italia dhe Greqia do të dominohen nga vranësira dhe shira ku herë pas here do të jenë rrebeshe.
Ndërsa moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominuese për gadishullin e Ballkanit. Po ashtu me mot të kthjellët paraqiten: Europa veriore dhe lindore por në këto rajone priten temperatura të ulëta/noa/a.k