Mësohet se gjatë kontrollit fizik, Kolaverit i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: Një armë zjarri tip pistoletë me mulli e tipit “Bagande” dhe 72 fishekë. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallë së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. /ma.me