Një grup të rinjsh anëtarë të “Klubi i Patriotëve të Rinj të PDIU-së” protestuan sot para Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Tiranë.
Protesta e të rinjve të PDIU-së zhvillohet në mbështetje të shqiptarëve në Maqedoni, ku Presidenti Ivanov refuzoi formimin e qeverisë së re, duke mos pranuar kushtet e shqiptarëve.
Maqedonia është në krizë qeveritare për shkak se Nikolla Gruevski i cili fitoi zgjedhjet nuk arriti të marrë mandatet e nevojshme për të krijuar qeverinë.
Nga ana tjetër lideri i opozitës mori së fundmi edhe mbështetjen e tre partive shqiptare duke arritur një shumicë prej 67 deputetësh, nga 61 që i duhen.
Por Presidenti Ivanov, një politikan i krahut të Gruevskit, nuk pranoi ti japë mandatin Zaevit për të formuar qeverinë e re për shkak se nuk lejon një platformë shqiptare në këtë qeveri./a.m.