Një pamje e rëndë në një kopsht zoologjik në kryeqytetin Tunizi ku një grupi vizitorësh në mënyrë brutale ka sulmuar krokodilin me gurë derisa kafsha ngordhi.
Ngjarja ka ndodhur në kopshtin zoologjik Belvedere, i cili gjendet në njërin nga parqet më të mëdha në kryeqytetin Tunizia, transmetojnë mediat lokale.
Në fotografitë, të cilat kanë vërshuar rrjetet sociale, mund të shihet krokodili i lënduar me një plagë të madhe në kokë, si dhe një grumbull gurësh me të cilët ishte goditur.
Krokodili ka ngordhur nga lëndimet e marra. /a.m.