Policia e Tiranës ka parandaluar një krim në familje në Kamëz. Në pranga përfundoi një 35-vjeçar, Krenar L., banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për gruan e tij, shtetasen N. L., 30 vjeçe.
“Në rrugën e “Arbërit”, në Kamëz, Krenar L., ka kanosur me armë gjahu, kunatën e tij, shtetasen A. H., 34 vjeç, banuese në Tiranë dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij, F. L., 44 vjeç, banues në Tiranë”- njofton policia.
Ndërkohë, shtetasja N. L. (nusja e Krenar L.), ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kunetërve të saj, F. L. dhe A. H..
“Shtetasit Krenar L., iu bllokua në cilësinë e provës materiale arma e gjahut, tip “Shotgan”, të cilën e ka me leje, ndërsa xhaxhait të tij G. L., iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale 94 copë fishek, kalibër 7.62 mm”- njofton policia.
Shtetases A. H., iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr.9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” dhe Nenet 130/a, 278 dhe 84 të Kodit Penal./a.m.