Kandidati për president të Serbisë, Vuk Jeremiç, ka kërkuar nga kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që të paraqesë dorëheqje nga posti i kryeministrit, pasi garon për president të Serbisë.
Jeremiç, po ashtu, ka kërkuar që Vuçiç ta zhbllokojë Parlamentin e Serbisë.
Më tutje, Vuk Jeremiç ka kërkuar nga Vuçiçi, që të mundësojë mbajtje të lira të zgjedhjeve presidenciale dhe ka paralajmëruar se së bashku me ata që e mbështesin, nëse zgjedhjet nuk janë të lira, do të ndërmarrë hapa në mbrojtje të rendit kushtetues, citohet Express.
Zgjedhjet presidenciale në Serbi mbahen më 2 prill. (b.an)