Në fjalën e tij, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, u shpreh se arsimimi profesional është rruga e sigurt për shërimin e një sërë problemesh sociale.
“Kemi arritur që nëpërmjet këtij projekti dhe nëpërmjet disa fondeve të lëna diku të borxheve të vjetra të qeverisë shqiptare për qeverinë italiane e transformojnë një mekanizëm fitmiprurës për qindra e qindra të rinj shqiptarë. Kjo nëpërmjet mekanizmit që ne po e promovojmë me kaq forcë prej shumë kohësh”, tha Klosi
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj u shpreh se arsimi profesional është përpjekje për të rritur punësimin si dhe për të rritur kapitalin shqiptar.
“Është një shembull i vogël por shumë domethënës ajo që Ministria e Mirëqenies, programi IADSA, Qeveria Italiane, Qeveria Shqiptare, Ministria e Financave dhe sipërmarrja tregojnë me këtë event, është një përpjekje e drejtpërdrejtë për të rritur punësimin dhe për të rritur vlerën e punës e të kapitalit shqiptar”, tha Ahmeti.
Ambasadori i Italisë, Alberto Cutiglio, u shpreh se projekti për dizenjatorët e rinj u financua nga programi IADSA.
“Jam i lumtur qe ky projekt parapriu edhe reformën profesionale e ndërmarrë nga qeveria shqiptare, një reforme e cila është ne gjendje te orientoje te rinjtë drejt kërkesave te reja te tregut”, u shpreh Alberto Cutillo.
Nëpërmjet trajnimit dhe kalimit nga kompani fason në kompani që prodhojnë markën e tyre është dhe sfida e radhës për biznesin shqiptar.