I ashtuquajtur drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriç ka deklaruar se ka pushuar së besuari në gatishmërinë e Prishtinës që të punojë në zbatimin e Marrëveshjeve të Brukselit, por ka shtuar se “është i bindur se Asociacioni i Komunave serbe megjithatë do të formohet.
“Mendoj se është e domosdoshme që pa shtyrje afati të fillohet në punën e hartimit të Statutit për formimin e AKS-së. Beogradi është i gatshëm që menjëherë t’i qaset punës së përbashkët në hartimin e Statutit.
Po ashtu ne nuk pranojmë asnjë përvetësim dhe veprim të njëanshëm në këtë drejtim, sepse AKS-në nuk duhet ta formojnë as Prishtina dhe as Isa Mustafa, por serbët e Kosovës me ndihmën dhe me përkrahjen e Beogradit e të Prishtinës”, citon javorja “jedinstvo” të ketë thënë Gjuriç, citohet Express. (b.an)